Propozimi i veçantë për martesë, aktori i serialit “Ezel” ngre në këmbë stadiumin (Video)

Showbiz February 26, 2017 - 16:45

Me siguri të gjithë e mbani mend Tefon nga seriali “Ezel” dhe Damirin te “Fate të kryqëzuara”. Sarp Akkaya, i cili ka bërë për vete edhe shumë shqiptarë që kanë ndjekur serialet e tij vitet e fundit, i ka mahnitur të gjithë me propozimin që i ka bërë së dashurës, shkruan Tv Klan.

Prej kohësh, ai jeton një dashuri të lumtur me Sinem Yalçinkaya, vokaliste në një shoë të përjavshëm në Turqi. “Haber Turk” thotë se Yalçinkaya u mahnit, por edhe u lumtura pa masë nga propozimi surprise i Tefos, i cili ngriti në këmbë të gjithë stadiumin.

Sarp Akkaya kishte zgjedhur pushimin e ndeshjes së basketbollit të Fenerbahces në Ulker Sport Arena për të bërë propozimin.

“Sinem, a do të martohesh me mua?” shkruhej në ekranin ku shfaqej rezultati i ndeshjes dhe përgjigjja ishte një “Po” e madhe: “Shkova për herë të parë për të parë një ndeshje basketbolli të Fenerbahçes. Po! Sa mirë që shkova, sepse ne fituam…” shkroi Yalçınkaya pasi pranoi propozimin për martesë.Image


Sarp Akkaya böyle evlenme teklifi etti by Sozcu