Dashurinë nga filmi e shndërruan në dashuri të vërtetë
Nuk është e pazakontë që aktorët gjatë xhirimit të filmave të ndiejnë të dridhura në stomak kur e shikojnë partnerin apo partneren. Yjet që do të prezantojmë, në filmat dhe seritë që kanë realizuar, kanë qenë partnerë emocionalë ndërsa më pas në jetën reale ka shpërthyer epshi mes tyre, transmeton "Zeri.info".
Blake Lively dhe kolegu i saj nga seria “Rumors”, Pen Badgley, në fillim e kanë fshehur dashurinë. Mirëpo, se nuk kishte vetëm miqësi mes tyre e kanë konfirmuar vetë ata kur në një ngjarje publike ishin puthur plot epsh. Kanë qenë në lidhje për tre vjet dhe menjëherë pas ndarjes Blake ishte njoftuar me aktorin Ryan Reynolds, me të cilin është martuar dhe ka një fëmijë me të.
Yjet e serisë “Vampire Diary”, Nina Dobrev dhe Ian Sommerhalder, janë njoftuar gjatë xhirimeve më 2009, ndërsa lidhjen e tyre e kanë zbardhur më 2011. Bashkë kanë qëndruar tre vjet.
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë njoftuar qysh në vitin 1998, kur së bashku kanë aktruar në serinë “Cheers 70’s”, ndërsa në romancë janë nga viti 2012, kur Kutcher është shkurorëzuar nga gruaja e tij Demi Moore. Çifti është fejuar më 2014 dhe së bashku kanë një vajzë të vogël.
Anna Paquin dhe Steven Moyer janë njoftuar gjatë serisë “True Blood”, ndërsa tani janë në martesë dhe kanë binjak dyvjeçarë. Ana në këtë seri ka luajtur rolin e një kameriereje, ndërsa Steven rolin e një vampiri i cili dashurohet në të.
Jason Siegel dhe Linda Cardellini ishin dashnorë në serinë “Freeks and Geeks”, ndërsa pas përfundimit të xhirimeve kishin filluar të argëtohen së bashku, por për fat të keq kjo romancë ka zgjatur shumë pak.
Aktori Vincente Carteiser dhe Alexis Bleder janë njoftuar gjatë xhirimit të serisë "Mad Men", ndërsa shumë shpejt kanë filluar edhe romancën e vërtetë. Vincente vetëm pesë muaj më vonë i kishte shpallur fejesë, ndërsa në qershor të vitit të kaluar ata në fshehtësi janë martuar në Kaliforni./ZERI/.