Digjet makina dhe studio e Flori Mumajesit, policia: Zjarri i qëllimshëm! (Foto)
Detaje të reja dalin nga zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në një parkim në Tiranë, ku u përfshinë nga flakët të paktën 3 automjete.
Mësohet se në mesin e tre automjeteve të shkrumbuara nga flakët edhe makina e kantautorit të famshëm Flori Mumajesi.
Jo vetëm kaq, por të njëjtat burime thonë se zjarri i rënë ka përfshirë nga flakët edhe një godinë 3-katëshe në të cilën ndodhet edhe studio diskografike e këngëtarit Flori Mumajesi, raporton Syri.net
Kështu bashkë me sutdion e tij është përfshirë nga flakët, ndërsa edhe makina e Mumajesit që thuhet se kushton 140 mijë është djegur nga zjarri.
Deri më tani janë të panjohura shkaqet e zjarrit, por dyshohet që të jetë i qëllimshëm.
Sipas burimeve dyshimet paraprake janë se zjarrëvënia është e qëllimshme dhe "shenjestra" ka qenë pikërisht makina e Mumajesit.
Sakaq, flitet edhe për një person të asfiksuar nga tymi në katin e tretë të godinës, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Në vendngjarje ndodhen 5 forca të zjarrfikësve që po punojnë për shuarjen e flakëve.



