Bebe Rexha përshëndet shqiptarët, këndon live ‘BonBon’ të Era Istrefit (Video)
						Showbiz
						December 15, 2016 - 22:34
					
										
					Bebe Rexha edhe një herë ka treguar madhështinë e saj dhe respektin për vendin nga vjen.
Ajo kurrë nuk i harron shqiptarët – në asnjë paraqitje publike.
Tani në një paraqitje live të saj në rrjetin social InstaStory, ajo u shfaq mjaft atraktive, ku ka komunikuar me adhuruesit e saj.
Në një moment ajo në shqip përshëndeti shqiptarët, duke i pyetur të gjithë adhuruesit shqiptarë se si janë.
Më pas, ajo performoi hitin e madh botëror të Era Istrefit, “Bon Bon”, duke treguar admirimin për arritjet e këngëtares nga Prishtina.
Nuk është hera e parë që Bebe tregon dashurinë për shqiptarët. Ajo mbajti një koncert në Shqipëri, ku pranoi se është një dibrane dhe është krenare që është shqiptare.