Droga, zemërimi, perverset: Brad e ka në dorë Angelina-n!
Mediet amerikane shkruajnë se Brad Pitt është në posedim të mbi 100 audio-xhirimeve në të cilat flitet për problemet e Angelina Jolie me drogën, prirjes për lojërat perverse seksuale dhe rreth asaj se çfarë ajo në të vërtetë mendon rreth Jennifer Anistonit.
“Nëse këto incizime dalin në publik, mund ta dëmtojnë rëndë Angelinën dhe betejën e saj për të marrë kujdestarinë ndaj fëmijëve”, ka deklaruar një burim i mirinformuar dhe ka shtuar se këto incizime janë realizuar gjatë periudhës 12-vjeçare kur aktorët kanë vizituar psikiatrin e njohur Ron Bard, përcjell "Zeri.info".
“Angelina e ka pëlqyer ta pres veten me thikë gjatë seksit dhe ta lëj gjakun të pikë në mua. Kjo nuk më ka pëlqyer”, thuhet të ketë thënë Brad dhe ka shtuar se ajo e ka pëlqyer edhe të lidhet.
Po ashtu, aktori ka deklaruar se Angelina ka ditur të mbyllet me ditë të tëra në shtëpi dhe mos të haj fare ushqim, transmeton "Zeri.info".
Ai shton se ajo ka thyer gjësende, e ka kërcënuar se do ta lëndoj dhe se ka pasur një anë shumë të dhunshme.
LEXO EDHE: Ka faj për ndarjen e çiftit të famshëm
Brad ka folur edhe për faktin se Angelina-s nuk i ka pëlqyer fakti që Brad ka mbetur në raporte të mira me ish bashkëshorten e saj Jennifer Aniston dhe e kishte kërcënuar se do t’ia vërsul qentë e saj pitbull. /ZËRI/