Reagon Genta Ismajli, ja çka thotë për Adelina Ismailin (Foto)

Showbiz September 25, 2016 - 18:25

Pas shkrimeve në lidhje me konfliktin me Adelina Ismajlin, ka reaguar Genta Ismaili

Ishte vetë Zanfina Ismajli, ajo e cila kishte risjellur një konflikt të disa viteve më parë mes motrës së saj Adelinës dhe Gentës.

Por Genta në reagimin e saj, ka fajësuar mediat që sipas saj po i bëjnë shkrimet për klikime, transmeton Magazina.al

Genta në reagimin e saj, ka thënë se Adelina ka qenë, është dhe mbetet një ndër koleget më të respektuara.

Ja reagimi i plotë i Genta Ismajlit:

Mos besoni asgjë që thuhet në portale ose TV nëse se kam shkruar këtu ose se kam thënë para kamerës. Dëshira për të rritur klikimet të cilat iu kthehen në më pak se 1 cent për qindra mijëra shikime është më e madhe se kurr duke mos menduar dy herë dëmet për ata që shkruajnë. Nuk jam unë matëse e famës dhe sukseseve për askë. Më vjen keq për disa që bijnë pre e thashethemeve dhe bëjnë shkrime e deklarata pa i vërtetuar ato.

Adelina Ismaili ka qënë, është dhe mbetet një ndër koleget më të respektuara nga ana ime.