Mira Janji pas verës gati për “Zhurma 12”

Showbiz September 13, 2016 - 12:00

Një nga artistët më simpatike shqiptare dhe me zë të fuqishëm pasi ka pushuar mirë dhe fituar rreze dhe adrenalinë gjatë verës, do të rikthehet në një show. Po flasim për këngëtaren Mira Janji, ku kënga dhe klipi i saj “Mon Amour” është nominuar në eventin më të madh muzikor “ZHURMA Video Music Awards 12”.

Ne mësojmë se Mira po përgatitet që të shfaqet në këtë event bukur dhe me stil, por pse jo edhe të fitojë ndonjë trofe. Klipi i saj është i nominuar në kategorinë “Best Balada” dhe ajo ka pranuar ftesën me kënaqësi për të qenë në këtë event, i cili nuk është është i pari për të.

Për artistet do të jetë një start i mirë për të në këtë sezon, pasi menjëherë pas “ZHVMA 12” ajo bëhet gati për të udhëtuar në evropë në shumë koncerte e me plot ftesa.

Image