Çfarë ndodh nëse i hani thonjtë?

Çfarë ndodh nëse i hani thonjtë?

Shëndetësi September 22, 2026 - 14:39

Ngrënia e thonjve është një ves i zakonshëm, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë. Studimet tregojnë se kafshimi i vazhdueshëm mund të dëmtojë thonjtë dhe lëkurën përreth tyre, duke rritur rrezikun për infeksione.

Një studim ka gjetur gjithashtu se te fëmijët që hanë thonjtë është më i shpeshtë prania e disa baktereve në gojë, krahasuar me ata që nuk e kanë këtë zakon.

Në raste të rralla, infeksionet e shkaktuara nga dëmtimi i vazhdueshëm i lëkurës rreth thonjve mund të bëhen serioze.

Prandaj, edhe pse duket si një zakon i padëmshëm, kafshimi i shpeshtë i thonjve mund të ketë pasoja si për thonjtë dhe lëkurën, ashtu edhe për shëndetin oral.