Efektet e pabesueshme të sodës së bukës

Efektet e pabesueshme të sodës së bukës

Shëndetësi August 14, 2026 - 11:05

Pjesa më e madhe e njerëzve në ditët e sotme nuk i marrin edhe aq shumë në konsideratë vlerat e sodës së bukës. Megjithatë, kur ju e përdorni atë ashtu siç duhet, përfitimet shëndetësore të sodës së bukës janë shumë të mëdha. Soda përmban biokarbonat natriumi, i cili i jep asaj shumë vlera. Përveçse në kuzhinë, ky ingredient ka aftësinë të heqë erën e keqe të trupit, të luftojë aknet, të kurojë infeksione, madje edhe të parandalojë kancerin, shkruan shije.al.

Shërimi i infeksioneve dhe irritimeve të lëkurës

Përzieni një lugë gjelle sodë buke me pak ujë dhe aplikojeni atë në zonën e infektuar. Lëreni për pak minuta dhe më pas lajeni me ujë.

Çlodh shputat e këmbëve

Në një enë ku do të fusni këmbët, hidhni pak sodë buke. Më pas lërini këmbët tuaja të qëndrojnë për gjysmë ore. Lajini normalisht!

Zhduk pllakat dentare dhe zbardh dhëmbët

Kombinoni pak sodë me pastën tuaj të dhëmbëve. Më pas, lajini dhëmbët normalisht. Përdoreni vetëm një javë, pasi mund të dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.

Pastron fytyrën nga qelizat e vdekura

Kombinoni një lugë gjelle me sodë buke me ujë dhe aplikojeni në fytyrë. Më pas lajeni normalisht. Bëjeni këtë për një javë rresht.

Pastron flokët dhe i ndihmon të rriten

Shtoni një lugë gjelle sodë në shamponin tuaj të flokëve. Dhe përdoreni atë normalisht.