Dietë 7-ditore që do t’ju ndihmojë kundër stresit

Dietë 7-ditore që do t’ju ndihmojë kundër stresit

Shëndetësi July 07, 2026 - 15:24

Stresi është reagimi i trupit ndaj presionit të lartë fizik dhe mendor, që një njeri nuk është në gjendje ta përballojë.

Stresi është një përjetim i ndryshëm në varësi të njeriut, por shpesh shkaktohet nga problemet në familje, çift, karrierë ose me paratë.

Stresi mund të shkaktohet edhe nga ngjarje në dukje të parëndësishme ose ngjarje madhore që shfaqen krejt papritur.

Stresi nuk shoqërohet vetëm me ndjesinë e frikshme të ankthit, përkundrazi janë 9 organe të trupit që ndikohen rëndë prej tij.

Kur ndihemi të stresuar, nivelet e kortizolit rriten dhe mund të kompromentojnë funksionet e sistemit imunitar.

Më pas, organizmi përballet me çlirimin e adrenalinës dhe noradrenalinës që rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë djersitje të vazhdueshme.

Rritja e nivelit të hormoneve pakëson qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe ngadalëson aktivitetin e stomakut duke ndërprerë tretjen.

Një dietë antistres për 7 ditë të javës

Menuja është e larmishme dhe nuk kërkon shumë mund për t’u mbajtur.

Dieta është menduar e tillë, që në fund do ju çlirojë tërësisht nga stresi.

E hënë

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 gramë feta biskote integrale

Zemër: 125 ml kos me pak yndyrë dhe fruta

Dreka: 150 gramë makarona me 20 gramë domate, 100 gramë biftek viçi dhe 200 gramë mashurka në avull

Zemër: 150 ml qumësht, me pak yndyrë

Darka: 200 gramë supë me krem bizelesh, 60 gramë proshutë e thatë, marinuar me pak limon, 200 gramë sallatë rukola me domate të vogla.

E martë

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 feta biskota integrale

Zemër: 20 gramë çokollatë e zezë

Dreka: 40 gram makarona me 60 gramë rikota, 2 lugë çaji vaj ekstra të virgjër ulliri, 1 lugë të vogël djathë Grana, 100 gramë gjoks pule dhe 200 gr sallatë jeshile.

Zemër: Sallatë me fruta

Darka: 200 gramë supë me krem selinoje, 80 gramë proshutë të thatë me limon dhe 100 gramë patate në avull.

E mërkurë

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 gramë feta biskota integrale.

Zemër: Një frutë

Dreka: 50 gramë spageti me 100 gramë perime, karpaco me rukola me 70 gramë mish, 10 gramë djathë dhe 200 gramë sallatë spinaqi

Zemër: Pak fruta të thata

Darka: Supë krem (100 gramë spinaq dhe 100 gram patate), me 1 lugë djathë të grirë, një fetë bukë integrale dhe 200 gramë sallatë mikse.

E enjte

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 gramë feta biskota integrale.

Zemër: Dy biskota integrale dhe një frutë

Dreka: 40 gramë makarona integrale me 100 gramë kunguj, hudhër, majdanoz, një lugë të vogël vaj ulliri, gjysmë lugë të vogël djathë të grirë Grana.

Zemër: Sallatë me fruta

Darka: Eksallop me limon: 100 gramë mish viçi dhe 200 gramë sallatë mikse.

E premte

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 gramë feta biskota integrale.

Zemër: Dy biskota integrale dhe një frutë

Dreka: 50 gramë oriz integral me 20 gramë rukola gatuar me pak qepë, gjysmë litri lëng perimesh, majdanoz dhe pak djathë të grirë. 120 gramë salmon dhe 200 gramë sallatë jeshile me domate dhe selino

Zemër: Pak fruta të thata

Darka: 200 gramë supë me perime, 100 gramë gjizë pa kripë, 200 gramë mashurka në avull

E shtunë:

Mëngjesi: 200 ml qumësht me pak yndyrë, 20 gramë feta biskota integrale.

Zemër: 125 ml kos me pak yndyrë dhe fruta brenda

Drekë: 100 gramë gjel deti, 200 gramë sallatë jeshile me selino dhe karota

Zemër: Një frutë

Darka: 200 gramë supë me krem selinoje, 80 gramë proshutë e thatë me limon, 100 gramë patate në avull

E diel:

Sipas dëshirës suaj.