Ekstrakti i rrënjës së lulelakrës: Shpresa e re në luftën kundër qelizave kancerogjene të zorrës së trashë

Ekstrakti i rrënjës së lulelakrës: Shpresa e re në luftën kundër qelizave kancerogjene të zorrës së trashë

Shëndetësi March 21, 2026 - 17:36

Në një studim të fundit, shkencëtarët ekzaminuan efektivitetin e ekstraktit të rrënjës së lulelakrës së egër (dandelion root extract, DRE) – në modelet e qelizave të kancerit të zorrës së trashë.

Studimi u krye nga ekipet e Universitetit të Windsor-it, Kanada; Universitetit të Otavës, Kanada; dhe Rrjetit të Studimeve Molekulare të Avancuara, në Institutin e Ekologjisë, Meksikë.

Ekstrakti i rrënjës së lulelakrës shkaktoi “vdekje të programuar të qelizave”, në më shumë se 95% të qelizave të kancerit kolorektal, pavarësisht nga statusi i proteinës p53, brenda 48 orësh trajtimi.

Efektiviteti antikancer u konfirmua edhe në studimet e kryera te kafshësh – ku administrimi oral i DRE ngadalësoi rritjen e tumoreve kolorektale njerëzore me më shumë se 90% në modele “xenograft” (transplant i indeve ose qelizave nga një specie në një specie tjetër) me qeliza njerëzore të kancerit.

Ekspertiza molekulare tregoi se trajtimi me DRE aktivizoi rrugë të shumta të vdekjes së qelizave duke çuar në shprehjen e gjeneve të përfshira në vdekjen e programuar të qelizave.

Analizat fitokimike treguan një përbërje komplekse të përbërësve bioaktivë në DRE, përfshirë substanca të njohura si αëamyrin, βëamyrin, lupeol dhe taraxasterol, që sugjerojnë se ky ekstrakt natyral mund të identifikojë dhe synojë në mënyrë efektive dobësitë e qelizave kancerogjene.

Përfundimi:

Studimi zbuloi se ekstrakti i rrënjës së lulelakrës mund të aktivizojë disa mekanizma të vetëvrasjes së qelizave (apoptosis) tek qelizat kancerogjene, duke rezultuar në vdekjen e një përqindjeje shumë të lartë të tyre.

Efekti u pa tek qelizat e rritura në laborator (in vitro) por edhe tek modelet e kancerit të transplantuar tek minjtë (in vivo).
Këto rezultate janë paraklinike, që do të thotë se janë vëzhguar vetëm në qeliza laboratorike dhe në modele kafshësh.

Nuk ka provë klinike tek njerëzit që dëshmon se DRE mund të trajtojë ose kurojë kancerin tek njerëzit.

Autorët e studimit dhe vlerësimet e organizatave të faktëshikimit e theksojnë këtë kufizim të rëndësishëm: rezultatet janë interesante dhe premtuese, por kërkojnë faza të tjera të kërkimit përpara se të mendohet për përdorim klinik. /atsh