Roli i qumështit të gjirit në uljen e rrezikut të astmës te fëmijët

Roli i qumështit të gjirit në uljen e rrezikut të astmës te fëmijët

Shëndetësi January 02, 2026 - 22:34

Hulumtimet më të fundit shkencore sugjerojnë se qumështi i gjirit luan një rol kyç në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme të mikrobeve të dobishme në zorrën dhe zgavrën e hundës së foshnjës. Këto mikrobe janë thelbësore për zhvillimin e sistemit imunitar dhe sipas studimeve, mund të kontribuojnë në uljen e rrezikut për zhvillimin e astmës në fëmijëri.

Gjatë viteve të fundit, vëmendja e shkencëtarëve është përqendruar gjithnjë e më shumë te mikrobioma – komuniteti i mikrobeve që jetojnë në trupin e njeriut, veçanërisht në zorrë. Është zbuluar se këto mikrobe ndikojnë në shumë funksione jetësore, përfshirë tretjen, imunitetin dhe reagimet inflamatore.Një çekuilibër i mikrobiomës është lidhur me probleme shëndetësore si alergjitë, astma, artriti dhe endometrioza, raporton Health News përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i ri, i publikuar më 19 shtator në revistën shkencore “Cell”, nga studiues të NYU Langone Health dhe Universitetit të Manitobës, ka hedhur më shumë dritë mbi lidhjen midis ushqyerjes me gji dhe rrezikut të astmës tek fëmijët.

Studiuesit zbuluan se qumështi i gjirit ndihmon në zhvillimin dhe rregullimin e mikrobeve specifike në zorrët e foshnjave që ushqehen me gji.

Sipas rezultateve, këto mikrobe të dobishme ndihmojnë në formësimin e një sistemi imunitar më të balancuar, duke reduktuar reagimet e tepruara inflamatore që shpesh lidhen me astmën. Kjo e forcon më tej rëndësinë e ushqyerjes me gji si një faktor mbrojtës për shëndetin afatgjatë të fëmijës. /Gazeta Shneta