Ekspertët paralajmërojnë: Dehidratimi në dimër është më i shpeshtë sesa mendohet
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se dehidratimi gjatë dimrit shpesh neglizhohet, ndonëse është po aq i rëndësishëm sa në verë dhe mund të shkaktojë lodhje, përgjumje mendore, lëkurë të thatë dhe probleme serioze me veshkat.
Sipas Yadira Santiago Banuelos, profesoreshë asistente klinike dhe infermiere familjare në Universitetin Purdue, hidratimi luan rol kyç në shëndetin e lëkurës, imunitetin dhe funksionimin e nyjeve, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë.
Gjatë dimrit, njerëzit shpesh nuk ndjejnë etje, pasi reagimi i trupit ndaj etjes bie deri në 40 për qind, duke bërë që shumë persona të jenë të dehidratuar pa e kuptuar, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Ajri i thatë, urinimi më i shpeshtë dhe djersitja – edhe pse më pak e dukshme – kontribuojnë gjithashtu në humbjen e lëngjeve.
Shenjat e dehidratimit përfshijnë marramendje, lodhje, buzë të çara, lëkurë të thatë dhe ndjenjë konfuzioni, ndërsa dehidratimi i zgjatur mund të rrisë rrezikun për gurë në veshka dhe dështim të veshkave.
Sa i përket sasisë së ujit, ekspertët rekomandojnë që burrat të konsumojnë rreth 3 litra ujë në ditë, ndërsa gratë rreth 2 litra, me nevoja më të larta gjatë shtatzënisë ose gjidhënies./Gazeta Shneta