Kërpudhat ndihmojnë me kujtesën

Kërpudhat ndihmojnë me kujtesën

Shëndetësi November 18, 2025 - 13:53

Konsumimi i kërpudhave më shumë se dy herë në javë mund të parandalojë problemet me kujtesën dhe të folurit që shfaqen pas moshës 60-vjeçare, ka treguar një hulumtim nga Singapori.

Një antioksidant unik i pranishëm në kërpudha mund të ketë një efekt mbrojtës në tru, zbuloi studimi.

Në hulumtim sa më shumë njerëzit hanin kërpudha, aq më mirë kryenin testet e të menduarit dhe përpunimit.

Por, studiuesit thanë se nuk ishte e mundur të provohet një lidhje e drejtpërdrejtë midis kërpudhave dhe funksionit të trurit.

Gjetjet e studimit të Universitetit Kombëtar të Singaporit u bazuan në 663 të rritur kinezë, të moshës mbi 60 vjeç, dieta dhe mënyra e jetesës e së të cilëve u monitorua nga viti 2011 deri në vitin 2017.