Nis shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Nis shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Shëndetësi October 20, 2025 - 08:23

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientët në Klinikën e Onkologjisë.

Shpërndarja e tyre do të bëhet çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në orën 10:00, raporton Zeri.info.

“Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në bashkëpunim me shoqatën ‘Jeta Vita’”, thuhet në njoftim. /Zëri