Prerjet cezariane në fazat e vona të lindjes, tetë herë më shumë rrezik për komplikime në shtatzënitë e ardhshme

Prerjet cezariane në fazat e vona të lindjes, tetë herë më shumë rrezik për komplikime në shtatzënitë e ardhshme

Shëndetësi October 16, 2025 - 19:58

Gratë që i nënshtrohen prerjes cezariane në një fazë të avancuar të lindjes kanë tetë herë më shumë gjasa të zhvillojnë mbresa në mitër, të cilat mund të rrisin rrezikun e lindjeve të parakohshme në shtatzënitë e ardhshme.

Sipas studimit të University College London (UCL), të botuar në American Journal of Obstetrics & Gynecology, sa më shumë të jetë hapur qafa e mitrës në momentin e lindjes – rreth 8 deri në 10 centimetra – aq më e madhe është mundësia që mbresa të formohet afër ose brenda qafës së mitrës.Këto mbresa shërohen më ngadalë dhe lidhen me komplikime si infertilitet apo gjakderdhje të parregullt, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Autorja kryesore, Dr. Maria Ivan, tha se gjetjet ndihmojnë në përmirësimin e kujdesit për gratë që kanë lindur me prerje cezariane në faza të avancuara, duke mundësuar parandalimin e komplikimeve në shtatzënitë e ardhshme.

Në Angli, lindjet me prerje cezariane janë rritur në 42% të të gjitha lindjeve në vitin 2023–24, nga 26% dhjetë vjet më parë.