Ekspertët: Kolla e mirë mund të jetë fatale për foshnjat, vaksinimi gjatë shtatzënisë është jetik

Ekspertët: Kolla e mirë mund të jetë fatale për foshnjat, vaksinimi gjatë shtatzënisë është jetik

Shëndetësi October 06, 2025 - 21:10

Rastet e kollës së mirë (pertusis) janë në rritje dhe tashmë kanë tejkaluar nivelin e para pandemisë. Tek të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj kjo sëmundje shfaqet kryesisht me kollë të vazhdueshme që zgjat me muaj, por tek foshnjat e vogla mund të jetë fatale.

Sipas një artikulli të publikuar në revistën Pediatrics nga ekspertët e Spitalit të Fëmijëve “Ann & Robert H. Lurie” në Çikago, shumica e fëmijëve nën moshën 2 muajsh që infektohen me pertusis përfundojnë në spital.“Simptomat tek foshnjat shpesh janë ndryshe – mungon kollitja karakteristike me ‘fishkëllimë’, por shfaqet apnea, pra ndërprerja e frymëmarrjes,” tha autorja kryesore, Dr. Caitlin Li, specialiste e sëmundjeve infektive.

Pertusis tek foshnjat mund të shoqërohet edhe me rritje të lartë të numrit të qelizave të bardha në gjak, që ndonjëherë ngatërrohet me kancer apo gjendje të tjera jo-infektive, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët theksojnë rëndësinë e vaksinimit gjatë shtatzënisë, pasi kjo mbron foshnjat në javët e para të jetës kur ato janë më të rrezikuara.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon vaksinimin gjatë shtatzënisë, mes javës së 27–36 të gestacionit, si mjetin kryesor për të parandaluar vdekjet nga pertusis.

Vaksina kundër kollës së mirë rekomandohet gjithashtu në disa doza që nga muaji i dytë i jetës e deri në moshën 6 vjeç, ndërsa një dozë përforcuese merret në adoleshencë./Gazeta Shneta