
Çfarë duhet të dini për abortin?
Ekzistojnë disa lloje abortesh, dhe opsionet varen nga koha e shtatzënisë. Aborti është një procedurë mjekësore për të ndërprerë shtatzëninë. Në mbarë botën, rreth gjysma e shtatëzanive të paqëllimshme përfundojnë në abort.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në vitin 2015, dy të tretat e aborteve ndodhën para javës së 8, ndërsa 91% ndodhën para javës së 13, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.Opsionet e abortit në tremujorin e parë përfshijnë abortin mjekësor dhe aspirimin vakum.
Aborti mjekësor kryhet zakonisht deri në javën e 10 dhe përfshin dy barna: mifepristoni, që ndalon zhvillimin e shtatzënisë, dhe misoprostoli, që shkakton zbrazjen e mitrës. Pas javës së 10, përdoren më shpesh procedurat kirurgjikale, si aspirimi vakum ose dilatimi dhe evakuimi.
Në tremujorin e dytë, opsionet përfshijnë dilatimin dhe evakuimin ose abortin me induksion të punës.
Aborti gjatë tremujorit të tretë është i rrallë dhe kryhet vetëm në raste kur jeta e gruas rrezikohet, duke përdorur metoda të ngjashme me ato të tremujorit të dytë.