
Truri ynë ka një prirje drejt negativitetit, por ja si të jemi më pozitiv
E keni vënë re ndonjëherë se, edhe kur ndodhin gjëra të mira gjatë ditës, mendja mbetet e fiksuar te një koment negativ apo kritikë që keni marrë? Një koleg ju solli një biskotë me çokollatë, por një tjetër ju kritikoi raportin. Me kalimin e ditës, ka më shumë gjasa që të mendoni për kritikën sesa për gjestin e këndshëm.
Kjo ndodh për shkak të një prirjeje mendore që quhet “biasi i negativitetit”. Edhe kur dy ngjarje janë të barasvlershme, ajo negative ndjehet më e fortë psikologjikisht. Në fakt, kjo prirje ka evoluar për të na mbrojtur nga rreziqet. Është një mekanizëm i mbijetesës. Por, kur është e tepruar, mund të lidhet me stresin, ankthin dhe depresionin.Truri ynë reagon më fort ndaj negativitetit
Sipas Catherine Norris, pedagoge e psikologjisë dhe neuroshkencës, njerëzit e humbasin ndjeshmërinë ndaj imazheve që i shohin shpesh. Por, kur bëhet fjalë për imazhe negative, truri jonë “ngrihet në këmbë”, i kushton më shumë vëmendje dhe reagon më fuqishëm, veçanërisht kur këto imazhe përsëriten me kalimin e kohës.
Si ta menaxhoni prirjen ndaj negativitetit?
Bëjeni mirënjohjen një zakon
Çdo ditë, gjeni pak minuta për të shkruar disa gjëra për të cilat jeni mirënjohës. Të identifikoni atë që vlerësoni, ndihmon në trajnimin e trurit për të krijuar një zakon të ri më pozitiv.
Lidhuni me të tjerët në mënyrë konstruktive
Kur e përsërisni negativitetin në mendje, shpesh përfundoni duke u fokusuar vetëm te vetja. Ndihma ndaj të tjerëve ju ndihmon të dilni nga ky rrethvicioz dhe të ndiheni më mirë.
Përdorni negativitetin për të ndryshuar zakone të këqija
Kur doni të hiqni dorë nga një zakon i keq, përqendrohuni në anët e tij negative. Për shembull, mendoni se sa të dëmshme janë cigaret: varësia, kanë erë të keqe, mun të shkaktojnë kancer. Kjo mënyrë mund t’ju ndihmojë të ulni konsumimin dhe të arrini deri te lënia përfundimtare e tyre, thotë Norris.