Si zhvillohet shikimi i foshnjës në mitër?

Si zhvillohet shikimi i foshnjës në mitër?

Shëndetësi August 11, 2025 - 22:18

Sytë e foshnjës fillojnë të formohen që në javën e 6-të të shtatzënisë, si dy dalje të vogla nga truri në zhvillim. Brenda pak javësh, krijohen pjesët kryesore – kornea, irisi, bebëza, thjerrëza dhe retina. Qepallat formohen rreth javës së 10-të, por mbeten të mbyllura deri në tremujorin e tretë.

Në javën e 27-të, foshnja hap sytë për herë të parë. Nga java e 31-të, bebëzat mund të zgjerohen dhe ngushtohen për të kontrolluar dritën, dhe foshnja reagon ndaj ndriçimit të fortë, madje edhe nga jashtë barkut.Në këtë fazë, shikimi është ende i paqartë dhe dominon aftësia për të dalluar forma të zbehta.

Sipas Baby Center, rreth javës së 32-të, foshnja mund të fokusohet në objekte të mëdha në afërsi. Në javën e 34-të, aftësia për të gjurmuar lëvizjen zhvillohet dhe shfaqet perceptimi i ngjyrës së parë – të kuqe – pasi kjo është ngjyra e brendshme e mitrës.

Në javën e 36-të, shikimi është pothuajse si ai në momentin e lindjes. Edhe pse sytë janë fizikisht të aftë, truri i foshnjës nuk ka maturuar plotësisht për të përpunuar të gjitha detajet vizuale, ndaj pamja mbetet e paqartë për disa muaj.

Pas lindjes, rruga vizuale përmirësohet gradualisht. Rreth moshës 8 muaj, fëmija mund të dallojë ngjyra, të fokusohet më saktë dhe të ketë perceptim të plotë të thellësisë – duke parë pothuajse po aq mirë sa një i rritur. /Gazeta Shneta