
Në vapë trupi humb më shumë magnez, si ta zëvendësojmë pa suplemente
Një nga arsyet pse gjatë ditëve të nxehta të verës ndiejmë më shumë dhimbje muskujsh, tension, ngërçe, dhimbje koke apo kemi vështirësi në gjumë, lidhet drejtpërdrejt me mungesën e magnezit në organizëm.
Pse ndiheni të lodhur në vapë? Faji mund të jetë mungesa e magnezit
Mungesa e magnezit zakonisht lidhet me inflamacionet muskulore, ngërçet, dhembjet apo migrenën – veçanërisht tek ata që stërviten rregullisht. Por mungesa e këtij minerali të rëndësishëm mund të ndodhë edhe te personat joaktivë fizikisht, dhe gjatë verës ajo bëhet më e theksuar për shkak të djersitjes së shtuar.
Çfarë është magnezi dhe pse është thelbësor për shëndetin?
Magnezi është minerali i katërt më i pranishëm në trupin e njeriut dhe është i përfshirë në mbi 300 procese jetësore përmes enzimave. Ai është jetik për funksionimin e muskujve, sistemit nervor dhe shëndetin e kockave. Gjithashtu ndihmon në:
ë Rregullimin e sheqerit në gjak
ë Mbajtjen e tensionit normal të gjakut
ë Përforcimin e sistemit imunitar
ë Prodhimin e energjisë
ë Cilësinë e gjumit
ë Relaksimin e muskujve dhe të nervave
Pse trupi humb më shumë magnez gjatë verës?
Magnezi humbet përmes urinës, stresit, aktivitetit fizik dhe në mënyrë të veçantë përmes djersitjes – ndaj gjatë verës kjo humbje bëhet më intensive. Nëse jeni aktiv, vallëzoni, konsumoni alkool apo ekspozoheni gjatë në diell, rrezikoni të zbrazni rezervat e magnezit më shpejt se zakonisht.
Simptomat më të zakonshme të mungesës përfshijnë:
ë Ngërçe muskulore
ë Lodhje e pazakontë
ë Dhimbje koke
ë Tension i shtuar
ë Vështirësi në gjumë
Ushqimet më të pasura me magnez janë:
ë Avokado
ë Çokollata e zezë
ë Hurmat
ë Frutat e thata (bajamet, arrat braziliane dhe indiane)
ë Peshku salmon
ë Perimet me gjethe jeshile
ë Kinoa
ë Spelt (një lloj gruri i lashtë)