A duhet të hani para gjumit?

A duhet të hani para gjumit?

Shëndetësi July 31, 2025 - 23:44

Ekspertët shëndetësorë nuk preferojnë ushqimin para gjumit. Ata rekomandojnë që të shmangen ushqimet me yndyrë të lartë.

Por, ka disa ushqime që mund të konsumohen para gjumit, siç është molla me gjalpë kikiriku.

Ky kombinim nuk përmban shumë kalori, por mjafton për të na mbajtur të ngopur gjatë natës.

Yndyrnat e shëndetshme në gjalpin e kikirikut mund të ndihmojë që të mos ndihemi të uritur gjatë natës, apo edhe t’iu prishet gjumi nga uria.

Edhe kosi me fruta të thata mund të konsumohet para gjumit, madje më i rekomanduar është kosi grek.

Ky kombinim mund të hahet kur keni dëshirë të hani gjëra të ëmbla dhe mund t’u ndihmojë që të bëni gjum më të qetë.