Sheqeri në pije, më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira

Sheqeri në pije, më i dëmshëm sesa në ëmbëlsira

Shëndetësi July 31, 2025 - 12:23

Një studim i publikuar në revistën Advances in Nutrition ka zbuluar se mënyra se si e konsumojmë sheqerin ka rëndësi të madhe, dhe pirja e tij përmes pijeve është më e dëmshme sesa marrja e tij nga ushqimet, ka raportuar WomensHealthMag.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në mbarë botën nga 29 studime të ndryshme, duke krahasuar zakonet e tyre të konsumimit të sheqerit me shëndetin e tyre.

Rezultatet ishin tronditëse:Për çdo 350 ml pije me sheqer të shtuar të konsumuar në ditë (si p.sh. cola ose lëngjet e paketuara), rreziku për diabet të tipit 2 rritej me 25 për qind.Për çdo 240 ml lëng frutash, rreziku rritej me 5 për qind.

Ndërkohë, tek ata që e konsumonin sheqerin përmes ushqimeve (si ëmbëlsirat), nuk u vu re i njëjti rrezik i lartë për diabet.

Pse është sheqeri i dëmshëm për trupin?Sipas dietologes Dena Champion nga Ohio State University, problemi më i madh është sasia e tepërt.

“Sheqeri i tepërt çon në shtim peshe dhe lë më pak hapësirë për ushqime të shëndetshme”, ka theksuar ajo.

Tara Gidus Collingwood, konsulente për ushqim, shton se sheqeri i tepërt rrit edhe rrezikun për sëmundje të zemrës, probleme dentare dhe sëmundjen e mëlçisë jo-alkool Megjithatë, sasia e vogël e sheqerit nuk është problematike.

“Përdorimi i rastësishëm i sheqerit në sasi të vogla nuk përbën rrezik për një person mesatarisht të shëndetshëm. Por sasitë e mëdha të sheqerit të shtuar dhe të rafinuar mund të shkaktojnë probleme me kalimin e kohës”, ka thënë Lisa Moskovitz, themeluese e NY Nutrition Group.

Ajo ka shtuar se përveç diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, sheqeri i tepërt shkakton edhe inflamacion në trup, që lidhet me sëmundje si kanceri, sëmundjet autoimune dhe ato kardiovaskulare.