Çfarë është “ecja japoneze” që po këshillojnë ekspertët e shëndetit

Çfarë është “ecja japoneze” që po këshillojnë ekspertët e shëndetit

Shëndetësi July 30, 2025 - 21:39

Nëse po kërkon një mënyrë të thjeshtë, pa kosto dhe jashtë palestrës për të përmirësuar shëndetin dhe formën fizike, trendi më i fundit që po bën namin në TikTok mund të jetë zgjidhja ideale për ty.

Quhet “Japanese walking” ose ecja japoneze – dhe ekspertët janë të njëzëri: është një nga format më efikase dhe të qëndrueshme të ushtrimit.

Çfarë është “Japanese walking”?

Pavarësisht emrit, kjo formë ecjeje nuk është e re. Ajo bazohet në një stil të quajtur ecje me intervale, që është përdorur për vite me radhë në Japoni dhe më gjerë.

Metoda është shumë e thjeshtë:

– Ec me intensitet të lartë (shpejt) për 3 minuta,

– Pastaj ec me ritëm më të ngadaltë për 3 minuta,

-Përsërite këtë cikël për të paktën 30 minuta, 4 herë në javë.

-Ky kombinim i ritmeve e bën trupin të punojë më fort dhe sjell përfitime më të mëdha në më pak kohë.

Pse ekspertët e pëlqejnë kaq shumë?

Sipas specialistëve të fushës, “Japanese walking” është kaq popullore sepse është:

-E lehtë për t’u zbatuar, pa pajisje apo ambiente të veçanta,

-E përballueshme nga çdo moshë dhe gjendje fizike,

E shkurtër, por shumë efektive – vetëm 30 minuta disa herë në javë sjellin ndryshime të dukshme.

Laura Richardson, specialiste e fiziologjisë së ushtrimeve në Universitetin e Miçiganit, shprehet:

“Është e qëndrueshme dhe praktike. Nuk ke nevojë për palestër dhe përfitimet janë të shumta.”

Çfarë përfitimesh sjell?

Studimet tregojnë se ky stil ecjeje:

-Forcon muskujt e këmbëve dhe kofshëve,

-Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionin e zemrës,

-Ul tensionin e gjakut dhe yndyrnat e dëmshme në trup,

-Rrit kolesterolin e mirë (HDL) dhe ul nivelin e yndyrës në bark (viscerale),

Përmirëson cilësinë e gjumit, ndihmon në luftimin e depresionit dhe ruan shëndetin mendor – sidomos me kalimin e moshës./Tiranapost.al