Edhe kapsllëku kronik mund të çojë në rrjedhje të pavullnetshme të jashtëqitjes: Si të përballoni simptomat
Foto: Ilustrim

Edhe kapsllëku kronik mund të çojë në rrjedhje të pavullnetshme të jashtëqitjes: Si të përballoni simptomat

Shëndetësi July 27, 2025 - 12:06

Simptomat shfaqen si rrjedhje e papritur e jashtëqitjes apo pamundësi për ta mbajtur atë

Shkaqe të ndryshme, si diarreja, kapsllëku apo dëmtimi nervor, mund të çojnë në këtë problem.

Inkontinenca fekale, e njohur edhe si mospërmbajte e zorrëve apo rrjedhje e pavullnetshme e jashtëqitjes, është pamundësia për të kontrolluar jashtëqitjen. Në varësi të shkakut, ajo mund të ndodhë herë pas here ose të jetë një problem afatgjatë.

Shkaqet më të zakonshme përfshijnë dëmtime në nervat apo muskujt e rektumit ose anusit. Diarreja, kapsllëku ose gjendje të tjera mjekësore gjithashtu mund ta shkaktojnë, prandaj është thelbësore të vendoset diagnoza e saktë dhe të fillojë trajtimi i duhur.

Simptomat e inkontinencës fekale

Mospërmbajta fekale paraqet pamundësinë për të kontrolluar daljen e jashtëqitjes. Disa persona janë të vetëdijshëm për rrjedhjen, por nuk arrijnë ta ndalojnë, ndërsa të tjerët as nuk e vërejnë.

Simptomat përfshijnë:

ë Nxitje e papritur për të shkuar në tualet

ë Rrjedhje e papritur e jashtëqitjes apo njolla në të brendshme

ë Pamundësi për të mbajtur gazrat ose jashtëqitjen e lëngshme

Forma dhe shpeshtësia e inkontinencës ndryshon: nga raste të rralla deri te probleme të përhershme që shoqërohen me dhimbje barku, ndjesi të pakëndshme apo çrregullime të tjera, shkruan Health.com, përcjell Telegrafi.

Shkaqet kryesore të inkontinencës fekale

1. Diarreja

Kur jashtëqitja është e lëngshme dhe e shpeshtë, ajo mund të vijë papritur dhe të jetë e vështirë për t’u kontrolluar. Diarrea është shkaku më i zakonshëm i mospërmbajtes fekale tek personat jashtë spitalit.

Shkaktarët përfshijnë infeksionet gastrointestinale ose konsumimi i ushqimeve që irritojnë stomakun. Në raste kronike (si tek sëmundjet inflamatore të zorrëve – IBD apo sindroma e zorrës së irrituar – IBS), inkontinenca mund të jetë afatgjatë.

Simptoma shoqëruese:

ë Dhimbje apo ngërçe në bark

ë Nauze ose të vjella

ë Marramendje

2. Kapsllëku

Kapsllëku kronik mund të dobësojë muskujt e rektumit, duke shkaktuar rrjedhje të jashtëqitjes së akumuluar. Ndonjëherë ndodh edhe “diarre e përtejme”, ku jashtëqitja e lëngshme rrjedh rreth bllokimit të fortë.

Simptoma të tjera:

ë Jashtëqitje e thatë apo e fortë

ë Më pak se tri jashtëqitje në javë

ë Tendosje e tepërt gjatë jashtëqitjes

ë Fryrje apo dhimbje në bark

Kapsllëku është shkaku më i shpeshtë i inkontinencës fekale tek fëmijët.

3. Dëmtime të muskujve ose nervave

Kur muskujt apo nervat e anusit, rektumit ose legenit dëmtohen, nuk arrijnë të ruajnë kontrollin. Kjo mund të ndodhë për shkak të:

ë Ndërhyrjeve kirurgjikale

ë Lëndimeve në tru ose shtyllën kurrizore

ë Lindjes vagjinale

Sëmundjeve neurologjike si diabeti, skleroza multiple, Parkinsoni ose infarkti cerebral

4. Sëmundje të tjera

ë Sëmundjet inflamatore të zorrëve (IBD) – si Koliti ulceroz apo sëmundja e Kronit.

ë Hemorroide – mund të pengojnë mbylljen e plotë të anusit.

ë Prolapsi rektal – rrëshqitje e rektumit jashtë anusit.

ë Kanceri anal – simptomë e mundshme është inkontinenca; edhe radioterapia mund të dëmtojë indet përreth.

ë Anomali kongjenitale – që prekin zorrën e trashë, rektumin ose anusin.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Këshillohet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse përjetoni ndonjërin nga këto simptoma:

ë Irritim apo plagë përreth anusit

ë Diarre të rëndë

ë Gjak në jashtëqitje

Mjeku mund të bëjë një ekzaminim fizik dhe të rekomandojë teste si:

ë Kolonoskopia

ë Ultratingulli ose rezonanca magnetike (MRI)

ë Manometria anorektale

ë Elektromiografia (EMG)

Trajtimi i inkontinencës fekale

Qëllimi i trajtimit është përmirësimi i kontrollit mbi jashtëqitjen dhe parandalimi i incidenteve. Metodat përfshijnë:

ë Ndryshime në dietë: shmangia e ushqimeve që shkaktojnë diarre ose shtimi i fibrave në rast kapsllëku

ë Barnat: kundër diarresë, fibra dietike ose laksativë

ë Stërvitja e jashtëqitjes: krijimi i një rutine të rregullt

ë Ushtrime për muskujt e legenit: forcojnë sfinkterin anal dhe muskujt mbështetës

Në raste më të ndërlikuara, mund të rekomandohen procedura mjekësore ose kirurgjikale dhe ndihma nga specialistë të gastroenterologjisë apo kirurgjisë kolorektale.

Si të parandaloni inkontinencën fekale

Megjithëse nuk është gjithmonë e mundur ta parandaloni, këto këshilla mund të ndihmojnë:

ë Shmangni ushqimet dhe pijet irrituese (p.sh. kafeinë, alkool, ushqime pikante)

ë Hani vakte të vogla dhe të shpeshta

ë Krijoni zakon të përditshëm për jashtëqitje në të njëjtën kohë

ë Trajtoni sëmundjet kronike si IBD në mënyrë të rregullt

Komplikime të mundshme

Disa komplikime mund të zhvillohen si pasojë e mospërmbajtjes fekale. Shumë njerëz raportojnë stres emocional dhe mendor, si dhe ulje të cilësisë së jetës. Simptomat e ankthit dhe depresionit mund të shfaqen në situata shoqërore për shkak të frikës nga ndonjë “incident”.

Gjithashtu, mund të ndodhë irritim i lëkurës për shkak të kontaktit të shpeshtë me jashtëqitjen. Zakonet si fshirja e tepruar apo pastrimi i shpeshtë i zonës së prekur, së bashku me ekspozimin e lëkurës ndaj rrjedhjeve, mund të çojnë në:

ë irritim të vazhdueshëm,

ë plagë të lëkurës,

ë infeksione bakteriale ose kërpudhore.