MSH-ja me disa rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta
Foto: Laura Hasani

MSH-ja me disa rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta

Shëndetësi July 24, 2025 - 11:11

Kosova është duke u përballur me vapë afrikane dhe temperaturat kanë arritur deri në 42 gradë Celsius.

Në këto kushte, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të mbrojnë shëndetin e tyre, raporton Zeri.info.

MSH-ja apelon të evitohen daljet në orët kur temperaturat arrijnë pikun, pra nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Po ashtu, preferohet të konsumohen deri në dy litra ujë gjatë ditës dhe të limitohet konsumimi i kafeinës dhe alkoolit.

“Nëse ndjeni marramendje, djersitje të tepërt, të vjella, konfuzion ose shenja të tjera shqetësuese, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore më të afërt”, thuhet në njoftim. /Zëri