
Psikologu kosovar, thirrje prindërve të mos ua blejnë fëmijëve kukullën “Labubu”
TikTok-u dhe rrjetet e tjera sociale kanë bërë që trendet e ndryshme të bëhen virale në tërë botën.
Ditëve të fundit i tërë rrjeti është duke folur për kukullën e quajtur “Labubu”, e cila ka një pamje karakteristike, të frikshme dhe të ëmbël, raporton Zeri.info.
Por, psikologu i njohur nga Kosova, Visar Sadiku, u ka bërë thirrje prindërve të mos bien pre e trendeve dhe këtë kukull të mos ua blejnë fëmijëve të tyre.
Ai ka thënë se janë disa rreziqe që kjo kukull mund t’ua shkaktojë fëmijëve, e në veçanti ankth.
E po ashtu, psikologu Sadiku u shpreh se shpeshherë lodra si këto nuk janë të certifikuara për siguri për moshat e vogla.
Përveç kësaj, ai thotë se lodra të tilla “normalizojnë” fytyra agresive ose sjellje antisociale në mënyrë të pavetëdijshme te fëmijët.
“Mos lejoni që trendet virale të zëvendësojnë gjykimin tuaj si prind!”, thekson tutje psikologu Sadiku. /Zëri