
Ushqimet që duhet t’i shmangni në vapë ekstreme: Ngarkojnë zemrën dhe enët e gjakut
Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta
Shmangni sasitë e tepërta të kripës, sheqerit, yndyrës dhe alkoolit, sepse të gjitha këto e ngarkojnë shtesë zemrën, rrisin tensionin e gjakut dhe mund të shtojnë rrezikun për incidente kardiovaskulare, sidomos te pacientët kronikë dhe personat e moshuar.
Gjatë muajve të verës, temperaturat e larta mund ta ngarkojnë shtesë zemrën dhe enët e gjakut, veçanërisht te personat që tashmë vuajnë nga tensioni i lartë apo probleme të sistemit kardiovaskular. Pikërisht për këtë arsye është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje ushqimit.
Disa produkte mund të kontribuojnë në mbajtjen e lëngjeve në organizëm, rritjen e tensionit dhe madje edhe në shtimin e rrezikut për infarkt. Ja cilat ushqime duhet t’i shmangni ose t’i konsumoni në sasi shumë të vogla gjatë verës:
Ushqimet shumë të kripura
Kripa (natriumi) mban lëngje në trup dhe rrit tensionin e gjakut. Gjatë verës kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme, sepse trupi tashmë humb elektrolite përmes djersës, ndërsa ngarkesa shtesë për zemrën mund të shkaktojë probleme, transmeton Telegrafi.
Shmangni:
ë Prodhimet e mishit të tharë (suxhuk, proshutë)
ë Djathërat e kripur (feta, kaçkavall, trappist)
ë Supat industriale dhe ushqimet e gatshme instant
ë Çipsat dhe ushqime të ngjashme për grimcim
ë Ushqimet e yndyrshme dhe të fërguara
Ushqime të yndyrshme dhe të skuqura
Ushqimet e pasura me yndyra të ngopura rrisin nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe kontribuojnë në bllokimin e enëve të gjakut, që në kombinim me vapën mund të shkaktojë probleme serioze të zemrës.
Shmangni:
ë Patate të skuqura, pulë të fërguar, petulla të skuqura
ë Ushqim të shpejtë (hamburgerë, byrekë, pica me djathë të yndyrshëm)
ë Ushqime të përgatitura në vaj të thellë
ë Sheqernat e rafinuara dhe ëmbëlsirat
Sheqernat e rafinuar dhe ëmbëlsirat
Gjatë verës, organizmit i duhen ushqime të lehta dhe freskuese, ndërsa ëmbëlsirat e ngarkojnë pankreasin dhe mund të shkaktojnë luhatje të menjëhershme të sheqerit dhe tensionit.
Shmangni:
ë Ëmbëlsira me krem, torta, petulla të mbushura
ë Pije të gazuara dhe energjike
ë Akullore me shumë sheqer dhe aditivë artificialë
ë Mishi i kuq në sasi të mëdha
Mishi i kuq në sasi të mëdha
Mishi i kuq tretet ngadalë dhe është i pasur me yndyra të ngopura. Në verë, kur organizmit i vështirësohet rregullimi i temperaturës, ky ushqim mund ta lodhë edhe më shumë trupin.
Kufizoni konsumimin e:
ë Mishit të derrit, qengjit, viçit (veçanërisht pjesët e yndyrshme apo të skuqura)
ë Alkooli
Alkooli
Shumë njerëz zgjedhin alkoolin si freskim gjatë mbrëmjeve të verës, por ai në fakt dehidraton organizmin, zgjeron enët e gjakut dhe mund të shkaktojë ndryshime të presionit të gjakut.
Kini kujdes me: birra, verë, kokteje – veçanërisht në diell ose pa marrjen e mjaftueshme të ujit
Në vend të tyre, zgjidhni:
ë Frutat sezonale (shalqiri, pjepri, pjeshka)
ë Perimet (kastraveci, domatja, speci)
ë Drithërat integrale dhe të ziera
ë Frutat e thata (në sasi të moderuar)
ë Ujë i mjaftueshëm dhe lëngje natyrale pa sheqer të shtuar