
Doktoresha Tërnava tregon përfitimet shëndetësore kur dhurojmë gjak
Doktoresha Sanije Uka Tërnava në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e të dhuruarit gjak, kërkesat që kanë pacientët, procedurat e të dhuruarit gjak, kush mundet e kush jo.
Në këtë podcast, doktoresha Uka ka treguar se përveç pjesës etike për të dhuruar gjak dhe ndihmës që i bëhet dikujt në momente kritike, dhënia e gjakut ka rëndësi edhe për vetë personin që dhuron.
“Ripërtëritja e organizmit. Automatikisht brenda organizmit fillojnë të krijohen rruga e reja të gjakut dhe është ndjenja që po shpëton jetë, nuk përshkruhet me asgjë”, tha ajo.
Tutje, doktoresha Uka e tregoi edhe një thënie që siç tha ajo i ka lënë shumë përshtypje.
“Lotët e një nëne nuk munden me shpëtu fëmijën e saj, por gjaku juaj mundet”.
“I kisha lut krejt njerëzit e vullnetit të mirë dhe i plotësojnë kriteret e dhurimit me dhuru gjak, për një të ardhme më të mirë të të sëmurëve”, tha ai. /telegrafi