Telashet e pazakonshme, qysh huqet terapia nga keqshkrimi i mjekëve?
Foto: Laura Hasani

Telashet e pazakonshme, qysh huqet terapia nga keqshkrimi i mjekëve?

Shëndetësi June 08, 2025 - 22:30

 

Përshkrimet e ilaçeve që mundësojnë komunikimin e vetëm mes mjekut dhe farmacistit janë të paqarta.

Andaj, nëpër barnatore, ju dalin telashe për ta kuptuar saktë shkrimin e mjekëve.

Kësisoj moskuptimi i drejtë i recetave të paqarta dhe gjysmake në të dhëna, mund të shkaktojë gabime në marrjen e terapisë së gabuar dhe jo vetëm.

Kohëve të fundit, recetat në sektorin privat në të shumtën e rasteve shkruhen në mënyrë elektronike, derisa të shkruara me dorë janë më të theksuara në institucionet publike.