Pjestarë të Policisë në Gjakovë iu bashkohen aksionit humanitar për dhurimin e gjakut

Pjestarë të Policisë në Gjakovë iu bashkohen aksionit humanitar për dhurimin e gjakut

Shëndetësi June 03, 2025 - 18:44

 

Pjestarë të Policisë së Kosovës në Gjakovë sot iu kanë bashkuar aksionit humanitar për dhurimi e gjakut.

Ky aksion kishte moton “Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”, raporton Zeri.info.

Sipas Policisë, pjesëmarrja aktive e zyrtarëve policor është shprehje e vlerave humane e profesionale që e udhëheqin këtë institucion.

“Pjesëmarrja aktive e policëve në këtë nismë është shprehje e vlerave humane dhe profesionale që udhëheqin institucionin tonë. Gjaku i dhuruar sot mund të jetë shpëtim për ata që përballen me intervenime mjekësore, aksidente apo sëmundje të rënda.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në të gjitha format e shërbimit ndaj qytetarëve-edhe përtej detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim. /Zëri