Rriten rastet e fruthit, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim

Rriten rastet e fruthit, IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim

Shëndetësi May 22, 2025 - 21:28

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se është rritur numri i rasteve me fruth në Kosovë.

Sipas komunikatës, nga data 05.05.2025 deri me 22.05.2025 janë raportuar 18 raste trë mundshme dhe që të gjitha janë të pavaksinuar me vaksinën MMR, raporton Zeri.info.

Më tej bëhet e ditur se komunat e prekura janë: Ferizaj (11 raste), Fushë Kosovë (2 raste), Shtime (2 raste), Prishtinë (2 raste) dhe Lipjan (1 rast). Numri më i madh i rasteve i takon grup moshës 1 deri 2 vjeç (12 raste).

IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim, sepse vaksina MMR (Fruth, Parotit, Rubellë) është mënyra më e sigurt dhe efektive për të parandaluar këtë sëmundje.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike fton çdo qytetar që të kontribuojë, në përpjekjet për të parandaluar shpërthimin e mëtejshëm të fruthit dhe për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe komunitetit”, thuhet ndër tjera. /Zëri