Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Shëndetësi May 18, 2025 - 14:42

Teknologjia ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si fëmijët mësojnë, komunikojnë dhe kalojnë kohën e lirë. Por, përdorimi i pakontrolluar i pajisjeve digjitale sjell edhe rreziqe serioze për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka identifikuar pasoja shqetësuese për fëmijët nga përdorimi i tepruar i teknologjisë.