Kosova me dy ligje, pa sigurime shëndetësore
Foto: Laura Hasani

Kosova me dy ligje, pa sigurime shëndetësore

Shëndetësi May 12, 2025 - 22:19

Më 2014 Republika e Kosovës u bë me Ligjin për sigurimet shëndetësore.

Pushtetarët e asaj kohe nuk u kursyen dhe dhanë edhe afate të prera se kur do të nis zbatimi i tij.

1 janari i 2017-ës u tha se do të jetë dita e fillimit për sigurime, për të nisur mbledhjen e premiumeve.

Kjo nuk ndodhi.

Pavarësisht ndryshimeve të qeverive, ligji i 2014-ës mbeti në sirtar dhe një ëndërr për qytetarët.

Një dekadë më vonë, pra në fundin e 2024 u ri-bë një dokument tjetër për këtë punë. E ndonëse kaloi në kuvend, ligji i ri u dërgua nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.

Për shoqatën që mbron pacientët, parashikimet për funksionalizimin e sigurimeve nuk dalin aq të afërta.

E nëse ndodhë e kundërta nuk mjafton as gjysmë dekade.

Megjithatë nga PRAK bëjnë me dije se ligji i 2014-ës vazhdon të jetë në fuqi dhe mund të funksionalizohet si i tillë.