![Cilat janë simptomat e depresionit?](/uploads/zeri.info/images/2025/February/10/auto_depresioni-780x4391739225487.png)
Cilat janë simptomat e depresionit?
Depresioni është një çrregullim mendor i zakonshëm dhe serioz që ndikon negativisht në mënyrën se si ndiheni, mendoni, veproni dhe e perceptoni botën.
Ndonëse mund të ndodhë në çdo kohë dhe në çdo në çdo moshë, ai mund të shfaqet tek njerëzit fillimisht gjatë adoleshencës së vonë ose në mesin e viteve 20, shkruan Psychiatry.org.
Simptomat e depresionit mund të dallojnë pak në varësi të llojit dhe mund të variojnë nga të lehta në të rënda. Në përgjithësi, simptomat përfshijnë:
Ndjenja e të qenit shumë i trishtuar, i pashpresë ose i shqetësuar. Fëmijët dhe adoleshentët me depresion mund të jenë nervoz dhe jo të trishtuar;
Nuk kënaqeni me gjërat që dikur ju sillnin gëzim;
Irritoheni ose frustroheni lehtësisht;
Hani shumë ose shumë pak, dhe si rrjedhojë kjo mund të rezultojë në shtim peshe ose humbje peshe;Keni probleme me gjumin ose flini së tepërti;
Keni pak energji ose ndjeheni i lodhur;
E keni të vështirë për t’u përqendruar, për të marrë vendime ose për të kujtuar gjërat;
Përjetoni probleme fizike si dhimbja e kokës, stomaku ose mosfunksionimi seksual;
Mund të manifestoni mendime për lëndim të vetes ose edhe mendime për vetëvrasje.
Si diagnostikohet depresioni?
Ekspertët e kujdesit shëndetësor diagnostikojnë depresionin bazuar në një kuptim të plotë të simptomave tuaja, historikut tënd mjekësor dhe historikut të shëndetit mendor.
Ata mund t’ju diagnostikojnë me një lloj të veçantë depresioni, siç është çrregullimi afektiv sezonal ose depresioni pas lindjes, bazuar në kontekstin e simptomave tuaja.
Për të marrë një diagnozë të depresionit, duhet të keni pesë simptoma depresioni çdo ditë, pothuajse gjatë gjithë ditës, për të paktën dy javë.Eksperti i juaj mund t’ju bëjë disa teste mjekësore, sikurse analizat e gjakut, për të parë nëse një sëmundje ekzistuese në trupin tuaj po i shkakton ato simptoma tuaja depresive.