Fëmijët dhe sheqernat, si ndikojnë ato në prishjen e dhëmbëve?

Fëmijët dhe sheqernat, si ndikojnë ato në prishjen e dhëmbëve?

Shëndetësi January 27, 2025 - 09:29

Konsumimi i shpeshtë i sheqernave dëmton ekuilibrin e dhëmbëve, pasi bakteret i zbërthejnë ato, duke rritur aciditetin në pështymë dhe në pllakat dentale. Kjo shkakton procesin e demineralizimit të dhëmbëve dhe rrit mundësinë e prishjes së tyre.

Si mund të parandalohet?

Konsumimi i kontrolluar i sheqernave dhe larja e rregullt e dhëmbëve janë mënyra më e mirë për të parandaluar prishjen e dhëmbëve te fëmijët. Ushqyerja me qumësht, pemë dhe perime ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve. Gjithashtu, është e rëndësishme që fëmijët të konsumojnë ushqim në intervale të caktuara, maksimalisht pesë herë në ditë. Koha pa konsumim ushqimi është gjithashtu e rëndësishme për rehabilitimin e gojës.

Kur duhet të bëhet vizita e parë te dentisti?

Vizita e parë te dentisti duhet të bëhet para se fëmija të mbushë një vit, pasi higjiena orale duhet të nisë që në fillim, edhe para se të dalë dhëmbi i parë. Mishrat e dhëmbëve mund të zhvillojnë probleme nëse nuk pastrohen siç duhet. Pas vizitës së parë, kontrollat duhet të bëhen çdo 6 muaj për të monitoruar zhvillimin e dhëmbëve dhe për të parandaluar prishjet.

Sa herë duhet të pastrohen dhëmbët?

Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet dy herë në ditë, për të paktën 3 minuta çdo herë. Kjo është e rëndësishme për të hequr depozitimet nga dhëmbët dhe për të parandaluar zhvillimin e mikroorganizmave.

A duhet të pastrohet edhe gjuha?

Po, është shumë e rëndësishme të pastrohet edhe gjuha, pasi bakteret që mbeten në të mund të shkaktojnë erë të keqe të gojës.

Si duhet pastruar dhëmbët?

Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet me kujdes, duke përdorur një furçë dhëmbësh me fije të buta dhe pastë dhëmbësh të përshtatshme për fëmijët. Bërja e lëvizjeve të lehta dhe rotative është mënyra më e mirë për pastrim efikas.

Image

Sa shpesh duhet të ndërrohet furça e dhëmbëve?

Furça e dhëmbëve duhet të ndërrohet çdo 3-4 muaj. Një furçë e konsumuar nuk mund të pastrojë siç duhet dhëmbët, duke ulur efikasitetin e higjienës orale.

Në cilën moshë prishen më shumë dhëmbët?

Fëmijët nga mosha 5 deri në 8 vjeçare, kur kanë dhëmbë të përzier, kanë një risk më të lartë për prishjen e dhëmbëve. Ky risk bie kur dalin dhëmbët e përhershëm. Megjithatë, periudha e adoleshencës (mosha 13-20 vjeç) është përsëri një periudhë me rrezik të lartë për karies, për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë pubertetit.

Dr. Argjirë Hajdari

Doktoreshë e Stomatologjisë

Ordinanca Stomatologjike DOA Dentistry.

Image

Artikull i sponsorizuar