Terapitë inovative për trajtimin e kancerit, po ua zgjasin jetëgjatësinë pacientëve në QKUK

Terapitë inovative për trajtimin e kancerit, po ua zgjasin jetëgjatësinë pacientëve në QKUK

Shëndetësi December 14, 2024 - 16:08

Në një intervistë për Nacionalen, Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka folur për rëndësinë e terapive të reja inovative që po i marrin pacientët me kancer për herë të parë në QKUK.

Kurtishi ndër të tjera tha se përafërsisht numri i grave që marrin terapi inovativë është 80. Dha deklaroi se këto terapi kanë kosto shumë te lartë, mbi 50 mijë euro.

Ai tha se për furnizimin me këto terapi shteti i Kosovës qëndron më mirë se vendet e tjera të rajonit.

“Terapitë e reja të cilat i disponon Klinika e Onkologjisë ose më mirë te themi janë në listë esenciale të barnave nga MSh, e kanë rritë në masë te madhe efikasitetin e trajtimit të tumoreve malinj të lokalizimit të tumoreve…

Për fat të mirë në Kosovë kemi terapi që vuajnë nga kanceri i gjirit, i mushkërive, melanomave etj..

Këto terapi të mençura që kushtojnë me mijëra euro, kanë një kosto shumë te lartë vjetore, tash po i marrin falas në QKUK.” - tha Kurtishi në një intervistë për Nacionalen.

Ndiqeni intervistën e plotë.