Doktori shqiptar, Omer Xhemali ligjëron në Kinë për kirurgjinë robotike
Shëndetësi
October 27, 2024 - 18:13
Si çdo fushë tjetër, edhe mjekësia është duke përparuar përmes teknologjisë.
Se si po bëhet teknologjia pjesë e mjekësisë dhe si mund ta ndihmojë mjekësinë kirurgjia robotike, në Kinë këto ditë është mbajtur një konferencë shkencore, në të cilën ka ligjëruar edhe doktori shqiptar Omer Xhemali.
Xhemali me origjinë nga Tetova, i cili kohë më parë është zgjidhur drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut, ka ligjëruar para profesionistëve të fushës për kirurgjinë robotike.