Ushqimet që ruajnë ujin në trup
Foto: Ilustrim

Ushqimet që ruajnë ujin në trup

Shëndetësi September 23, 2024 - 08:28

Tentativa për të humbur peshë ose për të kontrolluar peshën tuaj mund të jetë e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për njohjen e saktë të ushqimeve të duhura për të ngrënë.

Gjithkush ka një mendim të ndryshëm se çfarë diete funksionon më mirë dhe trupi i të gjithëve reagon ndaj ushqimit të ndryshme.

Një nga gjërat më të këqija është kur trupi juaj mban ujë, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të fryrë dhe të keni një efekt negativ në imazhin që jepni përmes trupit.

“Ruajtja e ujit njihet edhe si ënjtje ose edemë. Kjo mund të ndodhë në disa pjesë të trupit, ose thjesht në të gjithë trupin”, thotë ekspertja e trajtimit të Mbajtjes së Ujit, Linda Lazarides.

Fatmirësisht, tani e dimë se ka lloje të caktuara ushqimesh që kanë më shumë gjasa të mbajnë ujin, për shkak të vëllimit jashtëzakonisht të lartë të kripës.

Kini kujdes ndaj tyre ose konsumojini ato në mënyrë të moderuar për të mbajtur nën kontroll sasinë e natriumit që po konsumoni.

Ja cilat janë ushqimet:

Gjiza

Ndërkohë që është një ushqim i preferuar për shumë njerëz, gjiza ka 400 mg natrium në një gjysmë filxhani, edhe pse është plot me proteina të shijshme për të cilat trupat tanë kanë nevojë.

Në vend që të zgjidhni gjizë kremoze, në vend të kësaj përpiquni ta zëvendësoni atë me kos. Ju do të merrni të gjitha proteinat dhe ushqyesit e njëjtë që trupi juaj dëshiron, së bashku me shijen e butë, pa pasur të njëjtën sasi natriumi. Në fakt, kosi ka vetëm 70 mg natrium në një gjysmë filxhani.

Tërshëra e gatshme

Kush nuk e do një mëngjes të shpejtë në dimër! Është shumë e lehtë; të gjithë ju duhet të bëni është të shtoni ujë të nxehtë në përbërje dhe ju keni një tas të ngrohtë dhe të shijshëm të ushqyesve që do t’ju zgjasin gjatë gjithë ditës.

Por, shumë njerëz nuk e dinë se tërshëra, bollguri i gatshëm ka rreth 200 mg natriumi në çdo filxhan. Një alternativë tjetër është që të merrni vetëm pak kohë për të përgatitur bollgurin vetë sipas metodës tradicionale.

Pijet e sportit

Kush do të kishte dyshuar se pijet sportive janë shkaktarë të konsumimit të një sasi të madhe natriumi?Mbi të gjitha, ato janë të dizajnuara që të jenë hidratues të mirë dhe të shëndetshëm për ju kur ju jeni jashtë duke u ushtruar dhe duke harxhuar sasi të larta të energjisë në sport!Por pijet sportive bëhen në të vërtetë për atletë të fortë që po bëjnë performanca me energji të lartë për periudha të gjata kohore.

Sipas Bungendore Physiotherapy and Sports Care, “Është gjithashtu e rëndësishme për personat në dietë të dinë se ndërsa pijet sportive zëvendësojnë elektrolite jetike përfshirë edhe kripën, ato elektrolite të njëjta mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit dhe të gjitha pijet sportive duhet të merren me moderim”.

Ëmbëlsirat

Kur dikush mendon për ëmbëlsirat, mendja menjëherë na shkon në marrjen e sheqerit në vend të natriumit. Por e vërteta e çështjes është se ëmbëlsirat kanë natrium shumë më shumë se sa ne mendojmë.

Versioni “i shëndetshëm” i ëmbëlsirave dhe biskotave në të vërtetë mund të jetë edhe më i lartë në sasi në natrium sesa homologët e tyre jo të shëndetshëm. Provoni të kërkoni mënyra të tjera për të shuar nepset e ëmbla ose thjesht konsumojini me moderim.

Perimet e konservuara

Si mund të jenë ushqime të dëmshme perimet? Për fat të keq, perimet e konservuara kanë sasi të shtuar kripe, e cila i bën ato të pasur në natrium.

Edhe pse ata janë të përshtatshëm për t’u konsumuar dhe kanë një afat më të gjatë të ruajtjes se perime të zakonshme, është më mirë që të shkoni dhe të blini perime të freskëta ose të ngrira, nëse keni nevojë për to. Blerja e tyre në versionin e ngrirë ose të freskët siguron që ju po konsumoni perime por pa pasur frikë se po merrni kripë shtesë, e cila do t’ju shkaktojë probleme të mëtejshme.

Djathi

Djathi është një element kryesor në shumë pjata që serviren. Edhe nëse e shtojmë në një pjatë, e shkrijmë, ose thjesht spërkasim sipër në picat që aq shumë na pëlqejnë … djathi gjithsesi është plot me kripë. Ju nuk do të jeni në gjendje djathë që nuk kanë një sasi të lartë natriumi! Kjo ndodh për shkak se kripa e shtuar ndihmon në ruajtjen e baktereve në djathë dhe gjithashtu vepron si një ruajtës për të ndihmuar djathin tuaj të qëndrojë i freskët për më gjatë.

Për opsionet e tjera të djathit, hidhni një sy në djathërat e butë kundrejt djathrave të forta, të cilat zakonisht përmbajnë më pak sasi natriumi – megjithatë, është më mirë që thjesht të konsumoni djathë në sasi të moderuar.

Buka

Bukë është një nga elementet bazë të ushqimit – në sanduiçe, pica, deri në qindra lloje vaktesh të tjera. Shumë njerëz përpiqen të heqin bukën për shkak të karbohidrateve, por natriumi ndoshta është një arsye më e rëndësishme për të hequr bukën nga dieta ushqimore. Buka e blerë në dyqan do të ketë trefishin e sasisë së kripës se çdo bukë e pjekur në shtëpi.

Sipas dietologut Jill Corleone, RDN, LD, “Karbohidratet, që gjenden në ushqime të tilla si bukë, makarona, oriz, fruta, perime dhe qumësht gjithashtu shkaktojnë që trupi juaj të mbajë ujë.Si një burim energjie që janë, ato ruhen në muskujt dhe mëlçinë tuaj si glikogjen. Glycogen kërkon ujë për akumulim. Sa më shumë glikogjen që trupi juaj ka depozituar, aq më shumë ujë trupi juaj mban”.

Nëse dëshironi të shijoni bukë, por dëshironi të ndaloni mbajtjen e ujit të tepërt në trup, provoni të piqni vetë bukën ose ta blini në një furrë buke që përdor kripë në sasi të ulët.

Ka kaq shumë ushqime që mund të fshehin natrium shtesë që i detyron trupat tanë të mbajnë më shumë ujë. Edhe gjërat që nuk mund të imagjinoni se kanë kripë në to mund të jenë të mbushura në natrium.

Mbajtja në konsideratë e konsumimit të natriumit dhe zëvendësimi i ushqimeve të tilla me alernativa më të shëndetshme mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit, si dhe të ndihmojë trupin tuaj të ndalojë mbajtjen e ujit të tepërt.