Çka ndodh nëse e pakësoni konsumimin e bukës
Për shumë njerëz ushqimi më i preferuar është buka. Madje atyre nuk u pëlqen asnjë gjellë apo ushqim tjetër nëse nuk e konsumojnë me një fetë bukë.
Më poshtë do t’ju paraqesim disa përfitime që i shtoni trupit nëse shmangni konsumimin e bukës, sidomos bukën e bardhë:
Do të bini në peshë
Buka është e pasur me karbohidrate dhe, kur e teproni me konsumimin e saj, është e sigurt që do të shtoni në peshë. Trupi ruan karbohidrate në formën e glikogjenit dhe ndodh që për shkak të këtyre karbohidrateve, trupi të mbajë ujë. Çdo gram karbohidratesh në trup bën që trupi të mbledhë rreth 3-4 herë më shumë ujë. Prandaj, nëse shmangni konsumimin e bukës, një nga përfitimet që do të merrni është rënia në peshë.
Nuk do të ndiheni vazhdimisht të uritur
Buka e bardhë është plot me karbohidrate të përpunuara, gjë e cila çon në një rritje të papritur të sheqerit në gjak, që më pas bie. Këto ndryshime të papritura bëjnë që trurit t’i dërgohen sinjale të shpejta e të paqarta mbi nevojën për ushqim apo për ndjenjën e urisë.
Do të ju rritet energjia dhe përmirësohet tretja
Buka e bardhë nuk përmban fibra të favorshme që ndikojnë në funksionimin normal të zorrëve dhe tretje. Shpesh konsumimi i bukës së bardhë mund të shkaktojë kapsllëk dhe probleme me tretjen. Kjo nuk do të thotë që buka duhet të eliminohet fare si ushqim, por duhet ta konsumoni atë në sasi të paktë dhe duhet të mundoheni ta zëvendësoni me drithëra më të shëndetshme që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. .eo