Asnjëherë mos e hidhni lëkurën e ananasit, ka një funksion shumë të rëndësishëm

Asnjëherë mos e hidhni lëkurën e ananasit, ka një funksion shumë të rëndësishëm

Shëndetësi August 18, 2024 - 22:00

Lëkura e ananasit mund të jetë e dobishme për shëndetin tuaj dhe mund ta përdorni së bashku me dy përbërës të tjerë të zakonshëm për të bërë një pije të shijshme që do të përmirësojë tretjen tuaj.

Për më tepër, toniku gjithashtu mund të zvogëlojë inflamacionin në trupin tuaj dhe të ndihmojë në frenimin e dëshirave tuaja për sheqer, shkruan express.co.uk.

“Nëse hiqni lëkurën e ananasit dhe e zieni në ujë, lëkura e ananasit do të çlirojë bromelain dhe një enzimë të aftë për të reduktuar mbajtjen e ujit në trupin tuaj, duke përmirësuar tretjen dhe duke reduktuar inflamacionin”, thuhej në videon në TikTok.

“Dhe nëse shtoni xhenxhefil dhe kanellë në këtë përzierje, mund të krijoni një pije shumë efektive që mund të shfryjë barkun shumë shpejt”.

Për ta përgatitur këtë, fillimisht duhet të lani lëkurën e ananasit për t’u siguruar që të hiqen papastërtitë.

Më pas shtoni dy litra ujë dhe gjatë vlimit vendosni lëkurën, Pastaj shtoni xhenxhefilin dhe dy copëza kanelle.

“Xhenxhefili dhe kanella do ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit tuaj, duke nxitur djegien e kalorive. Përveç kësaj, ato do të ndihmojnë në përmirësimin e tretjes duke balancuar lëngjet e stomakut dhe duke e bërë më të lehtë tretjen e yndyrave dhe karbohidrateve”, shtuan ekspertët.

Pasi masa të jetë zier për 15 minuta, kullojeni në një enë. Rekomandohet që të pini dy gota në ditë – një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.

Kjo pije jo vetëm që ka përfitime shëndetësore, por do të t’ju reduktojë dëshirën që të hani gjëra të ëmbla.