Konfirmohet një pacient me “Ethet e Nilit” në Lushnjë, niset drejt Greqisë

Konfirmohet një pacient me “Ethet e Nilit” në Lushnjë, niset drejt Greqisë

Shëndetësi August 06, 2024 - 18:12

Një person ka rezultuar pozitiv me virusin ‘Ethet e Nilit’, në lagjen Savër në Lushnjë.

Mediat në Tiranë raportojnë se pacienti është nisur drejt Greqisë për kurim.

Ethet e Nilit përhapen nga mushkonjat që ushqehen me gjakun e zogjve. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.

Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk manifestojnë simptoma.

Kur manifestohen simptomat ato janë shumë të ngjashme me gripin.

Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, për rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.