Virusi i ngjashëm me COVID-19 që po përhapet me shpejtësi në Indi alarmon OBSH-në
Autoritetet shëndetësore në shtetin Kerala të Indisë kanë lëshuar një alarm pasi një djalë 14-vjeçar vdiq nga virusi Nipah.
Ministri i Shëndetësisë, Veena George, tha se ata që ranë në kontakt me djalin janë izoluar dhe testuar. Njerëzve në zonë u është kërkuar të marrin masa paraprake, të tilla si mbajtja e maskave në vende publike.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infeksioni i virusit, Nipah, transmetohet nga kafshët si derrat dhe lakuriqët e natës. Ai gjithashtu mund të transmetohet përmes ushqimit të kontaminuar dhe përmes kontaktit me një person të infektuar.
OBSH-ja e ka përshkruar virusin si një patogjen prioritar për shkak të potencialit të tij për të shkaktuar një epidemi që nëse nuk vihet në kontroll mund të përsërisë situatën e Covid-19. Virusi ka qenë i lidhur me dhjetëra vdekje në shtetin Kerala që kur u raportua për herë të parë atje në 2018. Një hetim i publikuar nga Reuters, vitin e kaluar, zbuloi se Kerala, që është një shtet tropikal dhe është dëshmitar i urbanizimit të shpejtë, krijoi “kushte ideale për shfaqjen e një virusi si Nipah”. Ekspertët thonë se për shkak të humbjes së habitatit, kafshët jetojnë në afërsi të njerëzve dhe kjo ndihmon që virusi të kërcejë nga kafshët te njerëzit.
Simptomat tipike të këtij virusi janë: temperatura e lartë, dhimbje muskujsh, djegie fyti dhe të vjella, shenja këto që ngjasojnë shumë me ato të COVID-19.