A është i dëmshëm solariumi?
Në mënyrë që të kemi nuancë kaf të lëkurës dhe ten të rrezitur, shumica zgjedhin solariumet ku ata mund të fitojnë ngjyrë.
Megjithatë për shkak të pasojave shumë të dëmshme që mund të ketë kjo rrezitje në kushte artificial, disa vende kanë ndaluar tashmë nga ligji, apo kanë kufizuar moshën nën 18 vjet.
Përdorimi i solariumit nuk rekomandohet nën moshën 18-vjeçare dhe në shumicën e vendeve të bashkimit evropian është e ndaluar me ligj për shkak të efekteve anësore si: përshpejtimi i plakjes së lëkurës, humbja e lagështisë, rritja e keratozës diellore, tumoret kanceroze, si dhe dukuri të shpeshta të melanomas malinje.
Thuhet se rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të lëkurës kanë personat që kanë sy me nuance të çelët dhe ata persona që kanë mole ose bene në trup.
Format më të zakonshme malinje
Tumoret malinje të lëkurës janë forma më e shpeshtë malinje e sëmundjeve. Sipas të dhënave, në raportin e bërë thuhet se ka pasur 4.388 pacientë të rinj me tumore malinje të lëkurës, nga të cilët 173 njerëz kanë vdekur si rezultat i kancerit të lëkurës. Kanceri i lëkurës është më i keq se melanoma e lëkurës, veçanërisht shkon në drejtim të vdekshmërisë.
Kemi vizituar disa solariume dhe kemi vërejtur se nuk ka edhe turma të shumta njerëzish. Morëm gjithashtu rekomandimin se sa është maksimumi që mund ta përdorim atë.
Mos u shqetësoni, është e sigurtë. Minimumi është 5 minuta, ndërsa, maksimumi është 15. Llampat janë të forta dhe nuk rekomandohet të përdoren më shumë se 5 minuta në qoftë se keni nuancë të bardhë të lëkurës, pastaj çdo ditë mund të frekuentoni solariumin, duke rritur minutazhin deri sa të arrini ngjyrën e preferuar. Duhet të shkoni një herë në javë për ta mbajtur ngjyrën - na këshilluan sallonet e bukurisë.