Nënshkruhet marrëveshja për angazhim të logopedëve në QKUK
Sot është nënshkruar marrëveshja mes QKUK-së dhe Institutit Kosovar për Logopedi.
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është mbështetja e fëmijëve që kanë vështirësi në të nxënë, që do të realizohet përmes disa aktiviteteve të caktuara, transmeton Zeri.info.
Marrëveshja është nënshkruar me afat njëvjeçar, me mundësi të rishikimit pas kësaj periudhe kohore.
Përmes kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit, të dyja palët kanë rënë dakord për angazhim të logopedëve në Shërbimin Spitalor në Logopedi për fëmijët me vështirësi në komunikim.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari dhe Ardita Uka-Rexha, drejtoreshë e Institutit Kosovar për Logopedi. /Zëri