Ushqimet më të mira për rritje të shpejtë dhe të shëndetshme të flokëve
Dëshira për të arritur bukurinë e përjetshme është ndër më të shpeshtat dhe pranishmet te qeniet njerëzore
Ndër pjesët më kryesore që vënë në pah bukurinë, janë edhe flokët, e të cilat shpeshherë janë të vështira për t’u mirëmbajtur.
Mirëpo, shkenca thotë se ekzistojnë disa ushqime të cilat ndihmojnë rritjen e shpejtë dhe të shëndetshme të flokëve, transmeton Telegrafi.
Ushqimet e pasura me Omega 3: Arrat, salmoni, tuna, farat e lirit etj.
Ushqimet e pasura me zink: Ndihmojnë në rregullimin e testosteronit dhe niveleve tjera të hormoneve në trup, mirëmban prodhimin e gjëndrave vajore në skalp, ndihmojnë në rritjen e flokëve, si dhe i mban flokët dhe skalpin të shëndetshëm. Ushqimet e pasura me zink janë: Viçi, mëlçia e viçit, rosto viçi, embrion gruri etj.
Ushqimet e pasura me proteina: Jogurti grek, të verdhët e vezës, arrat, pjeshkat, mishi i pulës, gjeldeti etj.
Ushqimet e pasura me hekur: Spinaqi, mishi i kuq, gjeldeti, të verdhët e vezës etj.
Ushqimet e pasura me magnez: Bajamet, spinaqi, orizi etj.