200 fëmijë në Korçë kanë vështirësi në të folur, vuajnë nga mungesa e trajtimit mjekësor
Në shërbimin spitalor dhe qendrat shëndetësore të qarkut të Korçës mungojnë mjekët logopedë. Një gjë e tillë ka sjellë vështirësi të shumta për familjarët e fëmijëve të cilët hasin në vështirësi me të folurit.
Vetëm një mjeke është e licensuar në fushën e logopedisë dhe punon në shkolla speciale e qytetit të Korçës. Ajo thotë se kjo kategori fëmijësh kanë nevoja specifike, ndaj sipas saj mjek logopedë duhet të ketë me patjetër spitali i Korçës.
Burime zyrtare të Euronews Albanina bëjnë të ditur se vetëm në qytetin e Korçës, 200 fëmijë kanë nevojë për shërbimin e mjekëve logopedë. Problemet me të folurin e fëmijëve vijnë si pasojë e përdorimit të tepërt të teknologjisë dhe mungesës së interaktiviteti me fëmijë të tjerë, apo edhe qoftë me prindërit.