IKSHPK-ja bën thirrje për vaksinim kundër HPV-së
Shëndetësi
March 14, 2024 - 11:22
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinim kundër virusit Human Papilloma.
Për këtë çështje u realizua një bashkëbisedim me prindër dhe mësimdhënës në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë, raporton Zeri.info.
Aty u shpjeguan rreziqet nga ky virus dhe përfitimet që mund të kenë vajzat pas marrjes së kësaj vaksine në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera.
“Me prindërit janë ndarë informacione të rëndësishme, me qëllim për t’i ndihmuar ata ta kuptojnë pse vaksinimi është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftim. /Zëri