Kardiologu Papas tregon pse është rritur numri i të rinjve me sëmundje të zemrës
Doktori kardiolog, Kristo Papas, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen e rasteve të sëmundjeve kardiovaskulare te të rinjtë.
Se përse po preken të rinjtë nga sëmundjet e zemrës sqaron kardiologu.
“Kemi një rritje të numrave të pacientëve që janë të rinj në moshë dhe kemi faktorë të ndryshëm që po ndikojnë te këto evente,” u shpreh Papasi.
Sipas tij, një nga faktorët që klasifikohet kohët e fundit në “American heart associaction” dhe nga British është diabeti, obeziteti, sigurisht edhe duhani që po e përdorin të rinjtë.
“Duhet të jemi të ndërgjegjësuar sa i përket shëndetit tonë duhet të kujdesemi, sigurisht ka edhe pjesën e faktorëve si kolesteroli pjesa e tensionit të lartë pra faktorët klasike që kanë ndikuar”, shtoi Papasi.
Kohët e fundit ka edhe pacientë të rinj që kanë tension të lartë ku kjo sipas kardiologut është pak alarmante, por edhe pjesa e pandemisë ka ndikuar sa i përket problemeve kardiovaskulare dhe kjo mund të ketë krijuar një impakt pak më të lartë edhe te të rinjtë, sipas tij.
Doktori gjithashtu foli për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, gjumit të mirë dhe aktivitetit fizik për të mbajtur zemrën shëndetshëm. Ai gjithashtu theksoi nevojën për investime në infrastrukturën shëndetësore në Kosovë dhe të ndërtimit të një ekipi të specializuar që të ofrojë trajtim cilësor për pacientët. /dukagjini