Vitia inkurajon vajzat e reja të vaksinohen kundër kancerit në qafën e mitrës
Shëndetësi
February 22, 2024 - 09:51
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar shkollën e mesme të ulët “Hyzriu e Samiu”, në fshatin Letanc të Podujevës.
Aty filloi vaksinimi kundër papilloma virusit human (HPV), që parandalon kancerin në qafën e mitrës.
“Po fillojmë vaksinim e vajzave të klasave të gjashta me vaksinën HPV, e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës. Kosova edhe në shekullin e kaluara ka vuajtur nga sëmundjet ngjitëse dhe ka pas vdekje të panumërta të qytetareve tanë gjatë shekullit të kaluar si pasojë e këtyre sëmundjeve”, tha Vitia. /Eo